24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Italia shtyn rregullat në fuqi deri më 31 janar/Personat që udhëtojnë drejt Italisë vetëm për arsye emergjente ose pune

Ambasada italiane në Tiranë ka njoftuar se rregullat aktuale për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Italisë do të mbeten në fuqi deri më datë 31 janar, moment kur të lëshohet një urdhëresë e re nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Rregullat që janë në fuqi parashikojnë se personave që u nevojitet të udhëtojnë drejt Italisë për nevoja pune, urgjence, motive shëndetësore, motive studimi, apo kthim në vendbanim u duhet të plotësojnë këto kushte:

-detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

-detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;

-detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;

-detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian.

Njoftimi i plotë i ambasadës italiane:

SIPAS URDHËRESËS SË MINISTRISË ITALIANE TË SHËNDETËSISË, DATË 14 DHJETOR 2021, RREGULLAT PËR TË UDHËTUAR NGA SHQIPËRIA NË ITALI NUK KANË NDRYSHUAR. ATO SHTYHEN DERI ME 31 JANAR 2022.

Rregullat në fuqi:

Informojmë se në përputhje me Urdhrin e Ministrit italian të Shëndetësisë të datës 22 tetor 2021, kushtet e hyrjes së të huajve në Itali kanë ndryshuar.

Duke filluar nga nesër, datë 26 tetor 2021 deri më 31 janar 2022, shtetasit shtetasit shqiptarë të cilët udhëtojnë nga Shqipëria në Itali, u mundësohet hyrja nëse gëzojnë statusin e rezidencës.

Qytetarët shqiptarë që nuk janë rezident në Itali, mund të udhëtojnë drejt territorit italian vetëm për:

– nevoja pune;

– rrethana urgjence;

– motive shëndetësore;

– motive studimi;

– kthim në venbanim, banesë apo rezidencë të vetën, ose të personave, edhe jo bashkëjetues, me të cilët ka një marrëdhënie afektive të provuar e të qëndrueshme.

Udhëtari duhet të zbatojë:

detyrimin e kryerjes dhe pajisjes gjatë udhëtimit me një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, i cili duhet kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali;

-detyrimin e vetëkarantinimit 10 ditor sapo të ketë hyrë në Itali;
-detyrimin e kryerjes së një tamponi tjetër në përfundim të periudhës 10 ditore;
-detyrimin të plotësojnë një formular specifik të lokalizimit në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...