31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Google zbulon dhuratat më të kërkuara të festave për vitin 2021

Kjo është pa dyshim periudha e dhuratave. Asgjë nuk na gëzon më shumë gjatë festave të fundvitit sesa shkëmbimi i dhuratave me të dashurit tanë. Megjithatë nuk është e thjeshtë të përpiqesh të gjesh dhuratat perfekte.

Por për çfarë kërkojnë më shumë njerëzit në Google? Ashtu si çdo vit, Google ka ndarë listën me produktet më të kërkuara për dhurata gjatë gjithë vitit.

100 produktet më të kërkuara të 2021-shit janë përmbledhur në listën Holiday 100 të Google dhe nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se çfarë do dhuroni, mund të frymëzoheni nga kjo listë.

Kategoritë mbizotëruese të vitit 2021 përfshijnë teknologjinë, lojërat, pajisjet e kuzhinës, sportet dhe fitnesin, shëndetin dhe bukurinë, aromat, lodrat dhe lojërat.

Viti i parfumeve

Po kërkoni një aromë të re për të shtuar në koleksionin tuaj? Nuk je vetëm. Këtë vit, parfumet dhe kolonjat janë në trend më të lartë se në vitet e kaluara dhe janë një ide perfekte dhuratash. Renditja më e lartë në listë përfshin Christian Dior Sauvage Eau De Toilette Spray, Maison Francis Kurkdjian Baccarat Rouge 540 dhe Versace Men’s Eros Eau de Toilette Travel Spray.

Pajisjet e kuzhinës

Ndoshta për shkak të situatës së pandemisë, u pa një rritje në numrin dhe llojet e aparateve të kafesë në shtëpi në listën e këtij viti. Pra, pavarësisht se si të dashurit tuaj e pinë kafenë e tyre, një pajisje e tillë nuk do të ishte kurrë tepër në shtëpi. Prodhuesi më i mirë i kafesë është Makina Espresso Breville Barista Express, e ndjekur nga Makina e kafesë Keurig K-Mini Single Serve Coffee Maker.

Lojërat

Lojërat janë bërë një kategori gjithnjë e më e preferuar me kalimin e viteve dhe viti 2021 nuk bën përjashtim. Në krye të listës së lojërave është Nintendo Switch OLED dhe lojërat kryesore në trend përfshijnë NBA 2K22, FIFA 22 dhe Metroid Dread. Këtë vit, u pa se nostalgjia e viteve ‘80 dhe ‘90 të shfaqej, me renditje të larta në lojërat më të preferuara për Nintendo 64 (i renditur në vendin #6) dhe Game Boy (i renditur në vendin #8).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...