12.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shkarkohet nga detyra prokurori dhe i caktohet masa disiplinore,për shkelje të rënda të përseritura

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar me votë unanime magjistratin Shkelqim Kokona.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë përfundoi hetimin disiplinor, i nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona.

“Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij, në të gjitha episodet e përshkruara në raportin e hetimit të ILD. Këto sjelljet e përsëritura të magjistratit përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësimit në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimin me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve”, thuhet në informacionin e KLP-së.

Në KLP u zhvillua të premten seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ndaj Kokonës, prokuror në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

NJOFTIMI ZYRTAR

KLP PRANON KERKESEN E INSPEKTORIT TE LARTE TE DREJTESISE PER SHKARKIMIN NGA DETYRA TE MAGJISTRATIT SHKELQIM KOKONA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra”, për magjistratin Shkëlqim Kokona, të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Pogradec për shkelje të rënda profesionale, që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit. Hetimi disiplinor ndaj magjistratit Shkëlqim Kokona ka nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021 u provua se magjistrati ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve; ka mospjesëmarrje të përsëritur në seanca gjyqësore; ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë dhe mosnxjerrje të urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim.

Hetimi disiplinor i ILD provoi se nga ana e magjistratit Shkëlqim Kokona, ka patur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e adminstratës së prokurorisë dhe të gjykatës.

Sjelljet e magjistratit Shkëlqim Kokona kanë sjellë shkelje të rënda profesionale, diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.

Për pasojë Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkoi nga KLP shkarkimin nga detyra, të prokurorit SH.K. për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronja “b” nënpika “ii”, neni 102 pika 1 shkronja “ç”, “d”, “dh”, “g” dhe neni 102 pika 2 shkronja “a” dhe “dh” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

NOTE INFORMATIVE E ILD

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra”, për magjistratin SH.K., për shkelje të rënda profesionale, që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, i nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit SH.K., prokuror në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021, provohet se:

Magjistrati ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve.
Ka mospjesëmarrje të përsëritur në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit, apo cënim të drejtëpërdrejtë të të drejtës së personit për të kërkuar lirinë e tij, duke mos marrë pjesë në seanca për shuarjen e masës së sigurimit.
Ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë.
Mosnxjerrja në 28 raste (2019-2021), e urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.
Nga ana e magjistratit SH.K., ka patur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e adminstratës së prokurorisë dhe të gjykatës.
Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij, në të gjitha episodet e përshkruara në raportin e hetimit të ILD.
Këto sjelljet e përsëritura të magjistratit përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësimit në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimin me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve.
Sjelljet e magjistratit kanë sjellë shkelje të rënda profesionale dhe diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
Për sa më sipër, i kërkohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit SH.K., me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronja “b” nënpika “ii”, neni 102 pika 1 shkronja “ç”, “d”, “dh”, “g” dhe neni 102 pika 2 shkronja “a” dhe “dh” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...