13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Basha: “Misioni im dhe i PD është lufta kundër korrupsionit, do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvendin Kombëtar të kësaj force politike, shprehu mbështetjen për drejtësinë e re, teksa tha se ajo ka filluar të japë shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta.

Në fjalën e tij, Basha tha se nuk do të ketë më  bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës ndaj PD sot duhet të ndahet nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë.

Basha theksoi se fokusi i Partisë Demokratike është lufta kundër korrupsionit në të gjitha krahët e politikës, ndaj dhe kërkoi vënien përpara përgjegjësisë për ata që kanë kryer krime korruptive.

“Vizioni është demokracia përfaqësuese me përfaësimin e gjerë të amnëtarëve të partisë, të grupeve të interesit me alternativat më të mira. Unë ju kërkoj sot të votoni masivisht në statut Aleancën e Qytetarin për të çuar përpara interesin e qytetarëve. Së pari duhet të ndalojmë korrupsionin. Kjo është beteja jonë, këtë e filluar dhe brenda radhëve tona.

Dhe që të kemi demokraci, institucione të forta, ekonomi të lirë, pra themelet të sigurta të shoqërisë sonë, duhet më së pari të ndalojmë pengesën kryesore, korrupsioni.

E kam thënë më parë, e përsëris sot, se misioni im dhe i PD është lufta kundër korrupsionit, që ashtu si dekriminalizimi – është jetike për Shqipërinë. Kjo është beteja jonë parimore, të cilën e kemi imponuar edhe brenda radhëve tonë, duke kërkuar largimin e njerëzve të lidhur me krimin, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, duke mbajtur një qëndrim moral, në një kontrast të qartë me kundërshtarët tanë, pasi si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

Ndaj edhe vjimin e betejës për vijmin e këtij misioni, ne kemi kërkuar vetingun e politikanëve, që është një mjet për të pastruar politikën nga korrupsioni – i cili është armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Dhe në këtë përpjekje për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, monopoleve, krimit të lidhur me politikën, unë dhe Partia Demokratike do të mbështesim drejtësinë që kanë filluar të jap shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta, duke konfirmuar se betejat tona, si në rastin e inceneratorëve, ishin të drejta dhe në shërbim të qytetarëve.

Ashtu sic do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me luftën e pakompromis kundër korrupsionin galopant të qeverisë Rama, që është sot qeveria me e korruptuar ne Europë.

Dhe për ta ndarë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të ardhmen nga e shkuara, ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin brenda vetes, për të ecur përpara dhe për të sjellë një ndryshim real për shqiptarët.

Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!!

Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!!

Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë.

Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës!”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...