26.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

Basha për përjashtimin e Berishës:” Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në Kuvendin e thirrur prej tij, për shpalljen ‘non grata’ të ish kryeministri Berisha.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e mori vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar për të mos e bërë dramën e tij, dramë të demokratëve.

“Pas shpalljes së tij non grata për korrupsion madhor dhe pengim të demokracisë, ne jemi përballur me një fushatë të pashembullt, të pa principtë. Jemi përballur me një fushatë në kufinjtë e një lufte civile, me një arsenal mjetesh nga më të pistat, metodash nga më të ultat të një grupi të vogël, por zhurmëmadh për ta detyrur PD të hyjë në një konflikt me SHBA, për ta detyruar PD të bëhet mburojë e problemit personal të Sali Berishës.

Më takonte mua të merrja mbi vete peshën e atij vendimi, të kthesha në rrufepritëse të akuzave që vërshuan dhe vërshojnë si lum, më takonte mua të lidhesha pas direkëve e të mbyllja veshët me dyll, që të mos dëgjoja këngën e sirenave, që sot janë një orkestër e madhe e mirëpaguar, e dirigjuar për të më denigruar mua dhe ekipin tim, e cila kishte vetëm një funksion, shmangien e të vërtetës.Dhe e vërteta është shumë e thjeshtë.

Drama që ra mbi Berishën, duhej shuar duke krijuar një dramë mbi demokratët, duke i trazuar shpirtrat e tyre të lënduar nga padrejtësia e 25 prillit, në interes të një personi, dhe të atyre që kurdisin mërinë e tij, duke e dëmtuar kështu Partinë Demokratike.

Por unë nuk mund ta pranoja këtë, ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, por është pasuri e demokratëve, të cilët kërkojnë vetëm një gjë, fitoren. Dhe fitorja nuk mund të vij kurrë duke pasur një non grata në radhët tona, as duke e shndërruar të gjithë partinë në non grata, për ta hir të fateit personal të një personi kushdo qoftë ai. Pandaj cfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim të na ndryshojë për mirë”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...