8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Jemin Gjana zbulon shifrën: “Kemi shumicën, në Kuvendin Kombëtar të PD morën pjesë 5004 delegatë”

Kryetari i Komisionit të Kuvendit Kombëtar të PD, Jemin Gjana, zbuloi se në Kuvendin e thirrur sot nga Basha marrin pjesë 5004 delegatë, duke u shprehur se ky Kuvend ka shumicën.

Shifra është zbuluar referuar të dhënave zyrtare nga 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit.

Ai i kërkoi strukturës së PD-së që nesër pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat të bëhen publik.

“Në emër të kolegëve për besimin që na dhatë për drejtimin e Kuvendit, së pari dua ta nis me një ndjesë, për të gjithë për vonesën në fillimin e punimeve, e cila ishte rrjedhojë e procesit të zgjatur të regjistrimit të delegatëve. Së dyti dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta. Unë di siç e dini ju, linçimet, decibaot, nuk na janë ndarë. Por dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve.

Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë. Nga të dhënat e regjistrimeve në të 14 komisionet e verifikimit të mandateve të delegatëve të Kuvendit, sekretariati pranë këtij komisioni ka dorëzuar të dhënat e pjesëmarrjes. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë. Sipas prezencës së nënshkruar prej secilit prej tyre, janë të pranishëm në Kuvendin Kombëtar 5004 delegatë.

Si kryetar i këtij komisioni i kërkoj strukturës së PD që nesër pasi të jenë hedhur në sistem 5004 emrat që kanë nënshkruar pjesëmarrjen në Kuvend të bëhen publike. E kemi diskutuar t’i bënim këtu në sallë publike, por e filluam me një orë punimet e Kuvendit”, tha Gjana.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...