26.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

“PD është shtëpia e çdo demokrati”, Salianji: “Kjo është një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, evidentoi nga Foltorja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike atë që ai e quajti si momentin historik në të cilin ndodhet kjo forcë historike dhe shprehu falenderimin për të gjithë ata që kanë zgjedhur, si ai, të jenë në anën e duhur të historisë.

Nga Kuvendi Kombëtar i PD, Salianji tha se PD është shtëpia e çdo demokrati dhe dera është e hapur për të gjithë, duke iu referuar mbështetësve të Sali Berishës.

Salianji e cilësoi situatën e krijuar në PD si një përplasje mes Lindjes dhe Perëndimit dhe që  sipas tij kjo përballje ishte e pamundur për të shmangur, pasi do të ndodhte një ditë.

“Në njërën anë ky Kuvend ndrinte de më vinin shumë mesazhe që më thoshin se ky Kuvend ndrinte, ndërkohë nga ana tjetër jepeshin pamje nëpër qoftore dhe nëpër bilardo të atyre që kanë marrë shumë nga Partia Demokratike dhe që sot tentojnë në emër të interesit të bëjnë variante jo vetëm që nuk ngjisnin por turpërojnë secilin prej tyre. Ky Kuvend është në një moment kritik dhe janë të pashmangshme për tu përballur.

Ky moment është kulmor jo vetëm në karrierën e çdo politikani po dhe të çdo anëtari dhe kontribuesi të kësaj force politike.

Ky Kuvend zhvillohet në një moment historik dhe vendimtar për Partinë Demokratike, Shqipërinë  dhe të ardhmen e saj.

Në një përplasje të qartë që kushdo që tenton ta fshehë nuk e bën dot. Në një përplasje të qartë mes lindjes dhe perëndimit në këtë vend dhe jam më shumë se i bindur që kushdo prej jush ndjehet i nderuar që po bën një betejë të drejtë, që është dhe jemi në anën e duhur të historisë.

Nuk ka asnjë dyshim se sot shqiptarët kanë humbur shpresën te e ardhmja, se sot shqiptarët janë më të varfër se tetë vite më parë, se sot emigrojnë më shumë se asnjëherë tjetër, dhe më shumë se sa vendet që janë zyrtarisht në luftë. Nuk ka asnjë dyshim dhe të gjitha raportet ndërkombëtare të besueshme e tregojnë me fakte se papunësia është rritur, se niveli i arsimit është ulur, se shëndetësia e propaganduar si falas  është më e shtrenjtë se kurrë, se korrupsioni është në nivele alarmante.  

Këtë gjendje ku ndodhet Shqipëria sot e vuajnë më shumë se kushdo tjetër të rinjtë shqiptarë, të cilët kërkojnë një ore e më parë të largohen nga ky vend dhe të krijojnë të ardhmen e tyre në një vend tjetër. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, që nëse nuk bëjmë të pamundurën sot për ta ndaluar këtë trend, nesër do të jetë tepër vonë.

Përgjegjësi kryesor për këtë fatkeqësi kombëtare ka vetëm një emër, Edi Rama dhe qeveria e tij. Për tetë vite me radhë Shqipëria ka pasur qeverinë më të korruptuar, më të paaftë dhe më të papërgjegjshme të 30 viteve të pluralizmit shqiptar. Një qeveri e cila ka instaluar një regjim, ku partia në pushtet ka zaptuar të gjitha institucionet, të gjitha pasuritë e shqiptarëve dhe të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre. Në këtë kuptim, kjo qeveri është pa as më të voglin dyshim një regjim, i cili duhet rrëzuar një orë e më parë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...