23.5 C
Tiranë
Friday, May 22, 2026
spot_img

Bejko: “Më vjen keq kur shikoj ish-studentë të dhjetorit që janë kthyer në hije të vetvetes, se i ktheu Sali Berisha”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, ka thënë arsyet se përse duhet lënë pas e shkuara e të shikohet e ardhmja.

Në fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin Kombëtar të PD tha se Sali Berisha u mbylli dyert themeluesve sepse ka një mendësi puniste, ku e do historinë për vete.

Ai tha se ishte pikërisht ish-kryeministri Sali Berisha ai që mbylli partinë për studentët e dhjetorit, si dhe përjashtoi nga partia Azem Hajdarin. Ai gjithashtu tha se duan një Parti Demokratike me vlera demokratike, e sot është momenti sipas tij për t’u arritur kjo gjë.

“Menduan që ky Kuvend do të ishte një dështim, por nuk e dinë që demokratët kanë një ëndërr për të bërë realitet. Është dashur nga shqiptarët në këto 30 vite që Shqipëria të ishte si e gjithë Evropa. Të kishte forca politike demokratike, një njeri që donte të qëndronte në vend, të kishte një edukim cilësor, të kishin teatrin, kulturën, mjediset sociale etj. Shqipërisë këto të gjitha thuajse i mungojnë ose i ka në mënyrë të cunguar. Ne këto vite jemi bërë zgjatime të ideologjisë që Ramiz Alija përcolli në vitet e fundit të diktaturës. Liderët tanë politikë, por edhe bota akademike nuk u ndanë dot qartazi sepse thellë te ne ishit ngulitur njeriu i ri. Unë e kam mbështetur Bashën të bëhet kryetar para 8 vitesh me besimin që në krye të PD do të kishim një lider perëndimor. U bë diçka, por jo sa duhet, sepse kështu ishte konteksti dhe situata. Ajo që ne thoshim në studio televizive ishin dy bashkëkryetar e ku janë 2 thuajse nuk është asnjëri dhe më pas dihet kaosi i krijuar. S’ka bërë njeri opozitarizëm më të fortë se PD në këto 8 vite.

Kështu ndodhi me Azem Hajdarin, ishte themeluesi i PD, studenti që udhëhoqi lëvizjen e dhjetorit. çfarë ndodhi me Azem Hajdarin? Ne jemi dëshmitarë se si ne e përzumë nga PD, nga partia që krijoi vetë. I janë mbyllur dyert dhe e katandisëm në atë derexhe sa për të hyrë në PD iu desh të përplasej me rojen, që i thoshte t’i nuk je më pjesë e PD-së. Kështu ka ndodhur me të gjitha figurat e larta të PD, po përmend Azemin si më tipikun. Sot më vjen keq kur shikoj ish-studentë të dhjetorit që janë kthyer në hije të vetvetes, se i ktheu ai burri, i ktheu Sali Berisha.

I ktheu Berisha sepse na përdori të gjithëve kur i duheshim, por kur duheshim ne të jepnim kontribute  në nivele të larta politike të partisë na mbylleshin dyert sepse ishim pjesa e historisë, dhe historia duhej e gjitha për vete. Ky ishte kulti i individit, ky ishte punizmi. Përshëndes çdo vendim të PD për ndarje nga e shkuara. Ne nuk duhet të ndahemi me individë që janë të mirëseardhur. Dhe më vjen mirë që këtu nuk është thënë të përjashtohet Sali Berisha. Sepse ai ka kontributet e veta, siç ka dritë-hijet e forta. Sali Berisha nuk mundi të ngrihet mbi vërtetën. Nuk bëri atë që i kërkuam kur u shpall non grata, ta shikonte me gjakftohtësi. Të pranonte që ka qarkullim elitash, ka edhe një fund politik, që mund të vijë për shumë arsye. Ka shumë burra shteti në botë që janë larguar nga politika që kanë gabuar vetëm një herë. Ne pritëm që z.Berisha të ishte vetvetja, por pas datës 9 kuptova që punizmi është shumë i vështirë të dalë nga njeriu, që ashti si vesi del me shpirtin”, tha Bejko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...