11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Horoskopi sot, e diel , 19 Dhjetor 2021

Dashi

Nëse gjeni veten të dyjëzuar në dashuri prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për të marrë një vendim. Një shenjë e fatit do t’iu udhëzojë. Në raportin në çift, do të gjeni dëshirën e përbashkët për të hedhur bazat për të ardhmen.

Demi

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do të bëjë që të kuptoni në momentin e duhur, nëse jeni në drejtim të gabuar. Mbushuni thellë me frymë, dhe mundohuni të mos bëheni xhelozë. Një lëvizje e gabuar, mund të shkaktojë dëme të mëdha në marrëdhënien tuaj.

Binjakët

Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju prezantuar me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për tu njohur me gjëra të reja nga ana profesionale. Një projekt të cilin e keni përzemër do të filloje te marrë formë.

Gaforrja

Hëna në harmoni me Neptunin, do ju çlirojnë nga çdo tension. Kjo e shtune parashikohet mjaft premtuese dhe me një qellim që mund të realizohet lehtësisht. Do të keni disa ide konstruktive të cilat do të sjellin zhvillime të rëndësishme lidhur me familjen tuaj.

Luani

Parashikohet që të keni luhatje humori! Në vendin e punës nuk duhet të hidhni hapa të gabuar, sidomos me bashkëpunëtorët dhe ortakët, pasi humbja është e sigurtë. Raportet në familje do të jenë paksa të tensionuara, por raporti në çift do të jetë më pozitiv.

Virgjëresha

Në aktivitetin tuaj do të provoni vendosmëri, besueshmëri dhe qëndrueshmëri. Dhuntitë tuaja do i’u nxjerrin në pah. Në familje shpreheni mendimin tuaj qetësisht dhe pa imponim, në mënyrë që të mos cënoni askënd.

Peshorja

Investimet dhe huatë, janë temat më të preferuara të ditës suaj. Paratë nuk bien nga qielli, ndaj duhet të punoni më shumë. Mos e promovoni vlerën tuaj më shumë nga sa e keni. Po ashtu mos lejoni që t’iu gjykojnë për aq sa keni.

Akrepi

Në raportin në çift do të ndiheni në delir mes ëndrrave romantike dhe pritshmërive të cilat nuk do ju zhgënjejnë. Por ndoshta po kërkoni pak si shumë… Një udhëtim i shkurtër mund ngrohë edhe më shumë marrëdhëniën tuaj.

Shigjetari

Kjo e shtune do të jetë paksa monotone, ku do të përfshiheni në çështje praktike të rutinës. Mund të përballeni me disa situata dëshpëruese dhe pakënaqësi. Filloni të bëni disa ndryshime !

Bricjapi

Dita do të jetë e mbushur me surpriza. Çështjet e zemrës do të jenë mjaft të favorshme dhe parashikohen zhvillime të reja. Një mbrëmje me familjen apo njerëzit tuaj të zemrës do ju bëjë që të ndiheni mjaft mirë.

Ujori

Ndikimi transitor i Venusit parashikon një shpenzim të paprogramuar apo një çështje profesionale, e cila ju mban me frymën pezull. Mes jush dhe partnerit/es do të ketë një përballje, ku do ju duhet të dorëzoheni.

Peshqit

Ruajtja e harmonisë kërkon sforco nga ana juaj, ndaj duhet të përkushtoheni më shumë, për të ruajtur situatën që ju dëshironi. Do të ketë ndryshim idesh por edhe raportesh, ndaj të cilave duhet të tregoheni më të hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...