7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

U tha se mes Fifit dhe Granitit mardhënia mbas daljes nga big brother ishte ftohur, ja foto që tregojnë se mes tyre ka lindur diçka

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi (Fifi) nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet me Granit Canën, gjatë një feste ku kanë qenë të dy të pranishëm mbrëmjen e së enjtes.

Në rrjetet sociale, Fifi ka hedhur poshtë ndjenjën e mërisë dhe inatit duke publikuar pamje ku shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar me Granitin, të cilit ia shprehu hapur ndjenjat në “Big Brother VIP”, por u përball me refuzimin e tij.

Këngëtarja pati një pëlqim të fortë për të brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por kur u përballën në studio pasi doli me dëshirën e saj nga formati, ajo tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo deklaratë u prit me habi dhe zhgënjim nga Graniti, i cili priste të kishte të njëjtin afrimitet me Fifin edhe pas daljes nga shtëpia.

E ndërkohë që dhe moderatorja e “Big BrotherVIP”, Arbana Osmani, ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt dhe të dashur me njëri-tjetrin, në fakt pas këtij takimi në Tiranë fshihet një tjetër afrimitet mes tyre. Miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.

Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online. Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në “Big Brother” sidomos në raportin e tij me Fifin.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai foli vetë i pari për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu u largua nga “Big Brother”, pasi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”
, u shpreh ai.
Fotot në Instagram :

opennews.al

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...