0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Ish-Presidenti Nishani, i bashkohet protestës: “Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë”

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i është bashkuar protestës së thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nishani, atakoi nga sheshi i protestës kryeministrin Rama në lidhje me impenjimin e tij në projektin Open Balkan, të cilin ai e konsideroi si anti-shqiptar dhe anti-europian.

Ai nënvizoi gjatë fjalës së tij, se kjo qeveri, ka bërë në këto 8 vite dhjetëra abuzime, e afera e inceneratorëve është një pjesëz e tyre.

Gjatë fjalës së tij ish-presidenti u ndal dhe tek afera e inceneratorëve, të cilën e cilësoi si një nga aferat më të mëdha në historinë e Shqipërisë, e cila nuk mund të zhvillohej pa lejen e kreut të ekzekutivit.

“Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, i dashur doktor Berisha. Sot është një mbrëmje e veçantë në historinë e demokracisë shqiptare, është moment kritik dhe kthese për historinë e Shqipërisë. Sonte keni mbushur me mijëra këtë shesh, por pranisë tuaj fizike i bashkohen qindra mijëra patriotë shqiptarë në të gjithë Shqipërinë e diasporë. Juve sonte ju ka bashkuar në këtë shesh një mision i madh e fisnik, i vështirë, por i thjesht për ta marrë për sipër, dalja zot e familjes tuaj, të ardhmes tuaj.
Juve sonte në këtë shesh e këtë betejë që po nisni ju ka bashkuar misioni për të luftuar hajninë dhe tradhtinë bashkë. Prej 8 vitesh qeverisje të këtij regjimi ka punuar për xhepat e saj dhe armiqtë e Shqipërisë. Këto vite korrupsioni e skandalet na kanë imponuar të na i kthejnë ato në kulturën e përditshme. Afera më e fundit e inceneratorëve është vetëm një pjesëz e vogël e masakrës së 8 vite të kësaj qeverie. Kujt mund t’ia rrokë mendja që mund të ndodhin vjedhje të masakrave të tilla në sytë e ligjit, e askush nuk përgjigjet.

Mund të ndodhë në një vend normal që në një ditë të vetme të themelohet kompania private, të regjistrohet në zyrat e shtetit, të futet në garë në tender e ta fitojë atë. Kjo ka ndodhur në skandalet e hajnisë së pa fre të kësaj qeverie. Hajnia e gjen kurajon te frika që ka ndaj ligjit. Historia na ka mësuar që hajnia dhe tradhtia janë bashkë. Shqiptarët janë faktori kryesor i stabilitetit në Ballkan.

Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëpunimit, ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashkëjetesës, ne kurrë s’kemi qenë kundër respektit. Por ne kurrë nuk pranojnë rikthimin e influencës serbe në rajon. Të dashur miq, i ashtuquajturi Ballkani i Hapur është projekti më i mbrapshtë anti-amerikan. Hajnia dhe tradhtia mund të marrin peng një njeri, por kurrë një popull të tërë që është dhe do të mbetet në këmbë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen për demokratët e këtij vendi që i dalë zot shtëpisë së tyre politike, të lirisë, duke e rikthyer në misionin për t’i prirë opozitës shqiptare, ku hajnia s’do të gjej vrimë për t’u futur dhe tradhtia do të përballet me secilin prej jush. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dritë në këtë betejë të madhe”, tha Nishani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT