31.3 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Nga protesta e djeshme e organizuar nga Berisha, vihen në pranga 4 persona

Policia ka vënë në pranga dy persona pasi dyshohet se kanë djegur 4 flamuj serbë në protestën e djeshme në Tiranë.

Të arrestuar në flagrancë janë shtetasit Astrit Cara 41-vjeç dhe Besnik Balani 56 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht 6 shtetas të mitur të moshës 15, 16 vjeç.

Kujtojmë se dje para kryeministrise protesta krijoi shumë trazira si reagim i ashpër ndaj vizitës së Vuçiç, gjë e cila ishte paralajmëruar dhe nga ish-kryeministri Berisha.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Dogjën 4 flamuj kombëtar të Serbisë, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...