25.8 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Rezart Taçi shpëton nga akuzat, nuk vërtetohet bashkëpunimi me mafien

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.
Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Për këtë të fundit, prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari. Me këtë kthesë të Prokurorisë italiane duket se mbi biznesmenin shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 6 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia dhe vendosmëria ju ndihmojnë të ecni përpara me projektet tuaja. Një mundësi e re në punë ose një bashkëpunim mund të rezultojë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 6 Korrik 2026

0
Për 6 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të dominojë gjatë gjithë ditës...

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...