21 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Mide Ndreu 51- vjeçarja që u arrestua në Itali: Ishte i dhunshëm! Kisha frikë, por më duhej puna

Mide Ndreu, 51-vjeçarja shqiptare që u vu në pranga në Itali pas vrasjes së një pensionisti i qëndron versionit të saj. “Ishte i dhunshëm. Ia plotësoja kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai sepse më nevojitej puna”, ka thënë ajo para prokurorëve. Madje edhe ditën e vrasjes, Ndreu pretendon se ka pasur një rast tjetër kur Antonio Amicucci i është afruar për ta ngacmuar. “E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje dhe munda t’ia marr nga dora e më pas e godita”, ka thënë ajo.

Ngjarja ndodhi më 24 Nëntor në banesën e pensionistit italian. Gruaja ka dashur që të sqarojë disa nga detajet kryesore të dinamikës së ngjarjes. Sipas avokatëve të saj, mëngjesin e vrasjes ajo po lante pjatat. Amicucci i është afruar dhe e ka prekur. “Nuk dua, ndalo”, mësohet se i ka thënë gruaja. Por në këtë moment, pensionisti merr në dorë një thikë dhe ia drejton shqiptares. Pas kësaj ka nisur edhe përleshja, ku viktima ka tentuar që ta çojë gruan në divan. Më pas janë ulur aty dhe shqiptarja ka mundur që t’ia marrë nga dora thikën.

Pensionisti kishte vazhduar që ta ngacmonte, por në moment zemërimi, shqiptarja e ka goditur 12 herë me thikë në kraharor dhe bark. Sipas asaj që shkruajnë mediat, plagët e shkaktuara nuk ishin vdekjeprurëse. Por kombinuar edhe me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, i sollën atij vdekjen.

Sipas avokatëve mbrojtës të gruas, dëshmia e parë e saj ka paqartësi për shkak se ka folur në gjendje shoku dhe se nuk di që të shprehet shumë mirë italisht. Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste që prej shpërthimit të pandemisë. Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë asnjë prej familjarëve nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga italiani.

Për këto arsye avokatët e saj do të kërkojnë arrest shtëpie për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj. 51-vjeçarja punonte si kujdestare në shtëpinë e 68-vjeçarit. Pas vrasjes ajo kërkoi ndihmë nga një fqinj. Ky i fundit ka thirrur autoritetet. Ndreu jetonte në të njëjtën lagje me viktimën. 51-vjeçarja ishte e martuar dhe me 3 fëmijë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...