21.5 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Atentati ndaj Indrit Sadedinit, i riu vlonjat kalon rrezikun, shpëton nga humbja e gjymtyrëve

Detaje të reja për atentatin e radhës me tritol ndaj Indrit Sadedinit në Vlorë të dielën e kaluar pranë banesës së tij. Burime i thanë Fax News se hetimet janë shtrirë në 3 pista ku më kryesorja është ajo e një ngjarje të disa viteve më parë në Vlorë, e cila dyshohet se ka çuar kundërshtarët drejt vendimit të larjes së hesapeve. Policia është e rezervuar për dhënien e informacioneve se për cilën ngjarje bëhet fjalë, për shkak të rëndësisë që ka momentalisht në hetim.

Ndërkohë, si përket automjetit të gjetur të djegur në Lushnje së fundmi, ende nuk ka të dhëna të përftuara nga ekspertiza për gjetjen e ndonjë prove që do ndihmonte grupin e hetimit, ndërsa është ende në fazë kontrolli dhe analizash. Lidhur me dyshimet se atentati mund të jetë planifikuar në Lushnje për shkak të një ngjarje të ndodhur në këtë qytet disa muaj më parë, burimet thanë se momentalisht është e përjashtuar si pistë, pasi hipoteza e vetme ka qenë vetëm automjeti i gjetur i djegur në këtë rreth. Shenjestra e atentatit ka qenë bashkëpunues me grupin e hetimit por nuk ka dhënë emra konkret se nga mund ti ketë ardhur sulmi.

Fax News mëson nga burime brenda Spitalit të Traumës, se Indrit Sadedini ndodhet i shtruar në pavionin e Ortopedik jashtë rrezikut për jetën. Ai ka dëmtime në të dyja këmbët, por mjekët besojnë se edhe këtë radhë i riu vlonjat ia ka hedhur pa pasoja të rënda fizike dhe se në ditët në vijim do të ketë rikuperim nga dëmtimi i rëndë që ka pësuar. Gjendja e tij është e stabilizuar dhe pas rikuperimit të plotë pritet të lërë spitalin.

Indrit Sadetini ka rënë disa herë pre e atentateve dhe sulmeve të tij, por përveç këtij të fundit, pa pasoja të rënda fizike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...