23.6 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Fermerët në Roskovec të revoltuar: Kemi hedhur gjithë domaten në kanal, 6 milionë lekë humbje

Fermerët e fshatrave të Roskovecit janë të zhgënjyer në këtë sezon fundviti pasi prisnin të shisnin domaten dhe tashmë po e hedhin në kanal duke braktisur kështu dhe serat e drejt emigracionit përsëri.

Ata bëjnë apel përmes Fax Neës që qeveria t’i ndihmojë pasi po shkojnë drejt falimentimit.

Ata janë kthyer nga emigracioni para pak vitesh dhe me këtë gjendje, shprehen se do të ikin sërish.

Një pjesë e fermerëve i kanë serat me prodhim dhe nuk i kanë hapur fare për t’i shitur. Kërkopjnë ndihmë e zgjidhje ose përndryshe do kalojnë në depression ose vetflijim pasi kanë punuar një jetë për ato sera.

Çdo fermer ka gati 6 milion humbje nga ky sezon.

Fermerët: “S’ka as treg as asgjë! Puna është kot, 20 vite më janë dashur për ato serat moderne si në Itali, unë nuk mbaj dot shpenzimet. Jeta është shumë e vështirë, po na ndihmoi shteti ndoshta ecim ndryshe kemi marrë fund.

-Pse janë mbushur kanalet me domatet?

Nuk u shit asnjë kokërr! Unë kam 4 vite që merrem me sera dhe punojmë si familje. 6 muaj punë na shkuan dëm.

Nuk po e marrim vesh!

-Kemi 8 vite kështu, të gjithë si familje! Bjere këtu Edi Ramën, s’ka turp ai?

Kemi frikë ta mbjellim prapë, ushqehemi dot me 50 mijë lekë që merr burri?

Na ka rënë një krizë e madhe që nuk e merr dot me mend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...