20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Në qarkulllim të dhënat mbi pagat e 637 mijë shqiptarëve, nisin hetimet

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit whatsapp. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport dixhital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave. Presidneti Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve. Ndërsa Partia Demokratike është e bindur se dhe të dhënat që po qarkullojnë së fundmi kanë qenë pjesë e strategjisë së qeverisë për qëllimet e saj elektorale

Materiali që po qarkullon lirisht nëpër telefonat e qytetarëve të shumtë përmban të dhëna personale si numrin e kartës së identitetit, e gjthashtu numrin e identifikimit të shoqërisë ku janë punësuar, përfshirë dhe pozicionin e punës.

Prokuroria e Tiranës, bëri të ditur se ka nisur hetimet. Në fokus janë Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve shoqërore, dy institucionet që i zotërojnë këto të dhëna.

Zëdhënësi i Qeverisë Endri Fuga bëri të ditur se “analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim”dhe se ky dokument rezulton të jetë “një bashkim i disa copave të ndryshme”, duke qenë se disa formulime nuk i korrespondojnë formatit zyrtar. Megjithatë në deklaratën e qeverisë flitet për “ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve” gjë për të cilën njoftohet se Ministria e Financave po përgatit denoncimin në Prokurori.

Mbi qarkullimin e këtyre të dhënave u shpreh dhe presidenti Ilir Meta. Ai foli për “shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës” e duke e cilësuar “një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve”.

Para zgjedhjeve të 25 Prillit portal Lapsi.al, zbuloi se të dhënat personale të 900 mijë qytetarëve, kishin përfunduar në duart e Partisë Socialiste për qëllime elektorale. Për hetimin e nisur mbi këtë rast nuk ka ende asnjë informacion. Socialistët i dolën në mbrojtje skemës së patronazhistëve, ndërse vetë kryeministri Edi Rama, nuk e konsideroi problem publikimin e të dhënave personale. Kjo çështje ishte një nga shqetësimet e ngritura dhe në raportin e vëzhguesve ndërkombëtar për zjedhjet e 25 prillit.

Partia Demokratike u shpreh sot e bindur se dhe kjo listë, që i përket Janarit të këtij viti, është sipas saj pjesë e strategjisë së parties në pushtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Nënkryetari Enkelejd Alibeaj tha se “pagat dhe të dhënat sensitive të qytetarëve janë tanime në pazar, në duart e keqbërësve” dhe se përgjegjës për atë që e cilësoi “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” është kryeministri Rama.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...