Ekonomia u rrit me 6.99 për qind në tremujorin e tretë të vitit sipas të dhënave të sotshme të INSTAT.
Ritmet e rritjes u frenuan në raport me tremujorin e dytë të vitit, kur ekonomia ishte rritur me 18,3%.
Për 9-mujorin ekonomia e vendit u rrit me 10.37%, nga -5.87% që ishte rënia në të njëjtën periudhe të vitit të 2020. Rritja ekonomike kaloi nivelin e para krizës, pasi në 9 mujorin e 2019 rritja ishte 2.87%.
Kontributin më të lartë në rritjen ekonomike e patën degët:
Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +2,41 pikë përqindje;
industri, Energji dhe Uji me +1,03 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,83 pikë përqindje;
Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,60 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,41 pikë përqindje;
Ndërtimi me +0,39 pikë përqindje, informacioni dhe Komunikacioni me +0,24 pikë përqindje;
Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,05 pikë përqindje.
Negativisht kontribuuan aktivitetet:
Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,23 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,05 pikë përqindje
Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +1,30 pikë përqindje.
Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,26%. Aktiviteti i industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 9,37 %;
Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 3,95%;
Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 13,76%;
Grupi i aktiviteteve informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,19%;
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 27,71%;
Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 6,51%;
Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 3,53%;
Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6,85%;
Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 2,09%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 10,37%.
Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,73%.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq me një rënie prej 0,01%. Aktiviteti i industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rënie prej 12,89%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 4,1%. Aktiviteti Tregti, Transport.
Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rritje prej 3,02%. Aktiviteti informacioni dhe Komunikacioni pati një rënie me 1,2%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rritje prej 11,35%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rënie me 0,43%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 3,39%.
Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rritje prej 1,18%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 0,2%. Taksat Neto mbi produktet patën një rritje me 2,92%.
/Monitor