29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rama dorëzon apartamentet për 97 familje në Lezhë/ “Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë, s’jemi më të mirët e mundshëm por më të mirë se ne harrojeni se do shihni”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku sot në këtë prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, u dorëzuan banesat e reja të rindërtuara për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se ky është një moment i veçantë për 97 familje që do të gëzohen sot me banesat e reja, ndërkohë që të tjera do të hyjnë për vit të ri.

“Me këtë pallat prapa nuk thotë dot njeri ku i ke ato që thua. Janë bërë gati 97 apartamente por 97 banesa më të mira më të bukura e të forta.

Kur erdha po shihja pallatin përballë e po imagjinoja se si tani si komshinj do rrini duke i parë sikur ata të shkretët kanë faj se nuk i ka rënë tërmeti atyre, por ky ka qenë e qëllimi që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë thotë një fjalë e mencur.

Do i thonë gëzuar njëri tjetrit në një shtëpi të re e mbase do mendojnë kjo politika e këta politikanët nuk janë të gjithë njësoj. E nga ana tjetër ne s’jemi më të mirët e mundshëm por më të mirë se ne harrojeni se do shihni”, tha Rama.

Kryeministri kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë ende banesën e tyre të re.

“Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam. Sot në një vend që është fuqia e 5 e ekonomisë së botës, Italia, ka ende familje në kabina në pritje të shtëpive.

Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Tani nuk po merret vesh më se çfarë ndodh, me pandemira dhe tërmete. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja. Duke ardhur këtu po shikoja komentet për këtë postimin e kompleksit këtu. Komentet i shoh për të parë se kush e gjen fjalën e keqe. thoshte; s’ka shkallë sigurie. Ky ka dhe ashensor dhe shkallë. Paçi vetëm zjarr dashurie, lumturie, begatie në shtëpitë tuaja.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...