26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Zbardhet formula e ndarjes së subvencionit të Bashkisë për linjat urbane, si do të ndahen 1 milion euro

Shuma e parave për çdo linjë do të varet nga disa tregues, nga mjetet e nxjerra në punë te kilometrat që ata përshkojnë çdo ditë. Dokumenti është paraqitur për shqyrtim në Këshillin Bashkiak dhe do të miratohet ditën e sotme.

Çdo linjë nuk do të paguhet në bazë të punës që kryen çdo ditë. Numri i autobusëve të vënë në shërbim në raport me kontratën, kilometrazhi që përshkon operatori çdo muaj referuar asaj që ka rënë dakord me Bashkinë, si dhe pragu minimal dhe maksimal i shërbimit të kryer, do të përllogarisin shumën e përfituar nga çdo linjë urbane në 12 muajt e vitit. Subvencionet do të ndahen sipas formulës bashkëngjitur shkrimit dhe secili operator do të paguhet në bazë të performancës.

Përpara se të lëvrohet shuma që i takon çdo linje, i nënshtrohet “lupës” nga Drejtoria e Transportit të Trafikut Rrugor, e cila verifikon përputhshmërinë e kapacitetit të mjeteve nga sistemi GPS, duke i krahasuar me raportet nga terreni të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në rastet kur raportimi i AMK-së nuk përputhet me raportin e GPS-së, operatori nuk do të përfitojë nga subvencionimi sipas parashikimeve të këtij vendimi. Strukturat e Bashkisë do të kryejnë edhe kontrolle “blitz” për vlefshmërinë e GPS në autobusë për të verifikuar të dhënat e raportuara përmes këtij sistemi. Qëllimi final i subvencionimit të operatorëve të transportit urban nuk është dhënia e një dore për ta, siç nënvizohet në relacion, por për të rritur cilësinë e shërbimit.

“Sipas analizës së vlerësuar me ndihmën e ekspertëve të huaj, angazhuar nga GIZ, tregohet se përmes subvencioneve, operatorët mund të rrisin nivelin e shërbimit krahasuar më atë çka ofrojnë aktualisht. Teksa numri i udhëtarëve kthehet në nivelet e periudhës parapandemike, kushtet ekonomike do të përmirësohen më tej, duke bërë të mundur një rritje më të madhe në nivelet e shërbimit”. Për këtë qëllim, Bashkia u ka dhënë disa “detyra shtëpie”.

“Synimi i vendosjes së një sistemi të subvencionimit është që të përmirësohen kushtet dhe cilësia e shërbimit të ofruar nga rrjeti i transportit publik qytetës, duke u dhënë përparësi objektivave të mëposhtme: rritja e nivelit të shërbimit të ofruar në rrjet. Kjo gjë kërkon shtimin e numrit të mjeteve në shërbim dhe një rritje të kilometrave të përshkuar nga shërbimi gjatë ditës. Garantimi i qëndrueshmërisë financiare për operatorët. Kjo gjë kërkon që të ardhurat e marra nga operimi i shërbimit të tejkalojnë kostot operative”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....