12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Zbardhet formula e ndarjes së subvencionit të Bashkisë për linjat urbane, si do të ndahen 1 milion euro

Shuma e parave për çdo linjë do të varet nga disa tregues, nga mjetet e nxjerra në punë te kilometrat që ata përshkojnë çdo ditë. Dokumenti është paraqitur për shqyrtim në Këshillin Bashkiak dhe do të miratohet ditën e sotme.

Çdo linjë nuk do të paguhet në bazë të punës që kryen çdo ditë. Numri i autobusëve të vënë në shërbim në raport me kontratën, kilometrazhi që përshkon operatori çdo muaj referuar asaj që ka rënë dakord me Bashkinë, si dhe pragu minimal dhe maksimal i shërbimit të kryer, do të përllogarisin shumën e përfituar nga çdo linjë urbane në 12 muajt e vitit. Subvencionet do të ndahen sipas formulës bashkëngjitur shkrimit dhe secili operator do të paguhet në bazë të performancës.

Përpara se të lëvrohet shuma që i takon çdo linje, i nënshtrohet “lupës” nga Drejtoria e Transportit të Trafikut Rrugor, e cila verifikon përputhshmërinë e kapacitetit të mjeteve nga sistemi GPS, duke i krahasuar me raportet nga terreni të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në rastet kur raportimi i AMK-së nuk përputhet me raportin e GPS-së, operatori nuk do të përfitojë nga subvencionimi sipas parashikimeve të këtij vendimi. Strukturat e Bashkisë do të kryejnë edhe kontrolle “blitz” për vlefshmërinë e GPS në autobusë për të verifikuar të dhënat e raportuara përmes këtij sistemi. Qëllimi final i subvencionimit të operatorëve të transportit urban nuk është dhënia e një dore për ta, siç nënvizohet në relacion, por për të rritur cilësinë e shërbimit.

“Sipas analizës së vlerësuar me ndihmën e ekspertëve të huaj, angazhuar nga GIZ, tregohet se përmes subvencioneve, operatorët mund të rrisin nivelin e shërbimit krahasuar më atë çka ofrojnë aktualisht. Teksa numri i udhëtarëve kthehet në nivelet e periudhës parapandemike, kushtet ekonomike do të përmirësohen më tej, duke bërë të mundur një rritje më të madhe në nivelet e shërbimit”. Për këtë qëllim, Bashkia u ka dhënë disa “detyra shtëpie”.

Synimi i vendosjes së një sistemi të subvencionimit është që të përmirësohen kushtet dhe cilësia e shërbimit të ofruar nga rrjeti i transportit publik qytetës, duke u dhënë përparësi objektivave të mëposhtme: rritja e nivelit të shërbimit të ofruar në rrjet. Kjo gjë kërkon shtimin e numrit të mjeteve në shërbim dhe një rritje të kilometrave të përshkuar nga shërbimi gjatë ditës. Garantimi i qëndrueshmërisë financiare për operatorët. Kjo gjë kërkon që të ardhurat e marra nga operimi i shërbimit të tejkalojnë kostot operative”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...