26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Francesco Becchetti-n,ja akuzat ndaj biznesmenit italian

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchetti-n, biznesmenin italian që po hetohej në mungesë prej vitit 2015.
Seanca nisi dje në orën 14:00, ku u dha pretenca nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim.
Kujtojmë që 6 prokurorë kanë dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, e cila është zvarritur në kohë. Shqipëria ka një borxh mbi 100 milion euro për rastin e Becchett-it, vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit.
Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit “Agon Channel” dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht.
Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit
Hetimi:
Në korrik të vitit 2015, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për biznesmenin italian, Francesco Becchetti, si edhe për disa nga punonjësit e firmave të tij në Shqipëri.
Francesco Becchetti akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave, si dhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij.
Në kohën që Prokuroria nisi hetimet, biznesmeni italian vijonte të ishte në arrati me një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar për të.
Në nëntor të vitit 2015, Scotland Yard konfirmoi për Prokurorinë shqiptare, se pronari i “Agon Channel”, Francesco Becchetti, ishte arrestuar ditën nga Policia në Londër. Burime të “Panoramës” pranë Prokurorisë, konfirmuan në atë kohë se, Becchetti është arrestuar për llogari të drejtësisë sonë dhe së pritej të nisnin procedurat e ekstradimit.
Becchetti ishte urdhëruar që të kthehej në Shqipëri brenda datës 15 dhjetor të vitit 2015 nga autoritetet britanike.
Pasi u arrestua dhe pasi u kryen të gjitha procedurat e nevojshme, Becchetti u la i lirë me paralajmërimin se më 15 dhjetor, nëse gjendej ende në Britani, do të dëbohej forcërisht për në Shqipëri.
Nuk është e qartë se çfarë ndodhi, por në korrik të vitit 2016 u vendos që Francesco Becchetti nuk do të ekstradohej nga Britania në Shqipëri. Vendimi u mor nga një gjykatë në Londër. Becchetti, i cili në Britani ishte pronarë i ekipit të futbollit “Leyton Orient”, akuzohet në vendin tonë për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash.

Ai reagoi përmes një komunikate për mediat duke shprehur emocionet e tij pas vendimit. “Jam i gëzuar me këtë vendim dhe mirënjohës për konsideratën e kujdesshme ndaj çështjes nga ana e gjyqtares”, shprehej biznesmeni italian.

Sipas Becchetti-t, ndjekja e tij penale në Shqipëri bëhet për arsye politike, duke paralajmëruar se do të vazhdojë përballjen me shtetin shqiptar në rrugë ligjore për dëmet që u ka shkaktuar bizneseve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...