17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

2 personave në Vlorë ju sekuestrohen apartamente dhe disa llogari bankare në vlera të konsiderueshme

Në njoftim thuhet se ndaj dy personave, të cilët janë identifikuar vetëm me inicialet Xh.B dhe K.M janë sekuestruar apartamente banimi në Vlorë dhe disa llogari bankare me vlera të konsiderueshme në euro dhe lekë.

Njoftimi i Prokurise

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka rregjistruar kryesisht, procedimin penal nr.1264, të vitit 2019, që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga neni 287 i K.Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” pas të dhënave të administruara në bashkëpunim me strukturat seksionit kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, ndaj shtetaseve Xh. B. dhe K. M.

Në funksion të hetimit paraprak të këtij procedimi penal, prej Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
Pasuria e paluajtshme: Apartament banimi me sip 41.3 m2, në lagjen “1 Maji”, rruga Transballkanike, Vlorë me blerës shtetasen Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Raiffeisen Bank me gjendje 2.365,306.44 lekë; llogari bankare me gjendje 17,847.80 euro, llogari bankare me gjendje 780.51 USD, në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane OTP Bank, në monedhën Euro me balancë 11,999.06 euro, në monedhën Lek me balancë 640,041.32 lekë në emër të shtetasit O. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane UNION BANK, në monedhën EURO, me balancë 9000 EURO , në emër të shtetases Xh. B.
Pasuri e luajtshme, llogari bankare prane Bankes Kombetare Tregtare (BKT), me balance 861,386.17 lekë, në emër të shtetases Xh. B.
Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stresi largohet nga rrjetet sociale, fshin fotografitë dhe ndjekësit: “Nuk është një lamtumirë”

0
Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale. Artisti nuk ka...

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...