17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Italia anulon festimet për Vitin e Ri, varianti i ri detyron autoritetet të marrin masa të reja

Italia ka anuluar të gjithë festimet publike për Vitin e Ri, ndërsa autoritetet kanë thënë se maskat duhet të përdoren edhe në ambientet e jashtme. Ndërkohë edhe lokalet e natës do të jenë të mbyllura deri në 31 janar.
Rastet në rritje të të infektuarve me Omicron kanë detyruar autoritetet të vendosin masa të reja kufizuese, pavarësisht se gati 90% e italianëve janë plotësisht të vaksinuar.

“Maskat do të jenë të detyrueshme edhe jashtë dhe ne po parashikojmë një dispozitë që kërkon një maskë të tipit FFP2, për zona të caktuara si transporti në distanca të gjata, transporti publik lokal, kinematë, teatrot, muzetë, eventet sportive të brendshme dhe madje edhe stadiume”, u shpreh Roberto Speranza, ministër italian i Shëndetësisë.

Nga e hëna, Danimarka do t’u kërkojë të huajve që hyjnë në vend një test negativ Covid-19 pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo.

Shkollat, teatrot dhe vendet argëtuese janë mbyllur, por falë vaksinave përforcuese qeveria daneze nuk mendon se një bllokim i plotë është i nevojshëm.

Nivelet e larta të vaksinimit po lejojnë që në Suedi të mos pezullohen festimet e Krishtlindjes, pavarësisht rritjes së shpejtë të infeksioneve të reja dhe presioneve në sistemin e kujdesit shëndetësor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...