21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Skandali i të dhënave personale/ Reagon Drejtuesja e Prokurorisë: “Po kryhet çdo veprim i nevojshëm, deri në fund të hetimit veprimet do të jenë intensive, do të konkludohet me vendimmarrje konkrete”

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imaraj, reagoi për herë të parë në lidhje me hetimet që po kryen për rrjedhjen e të dhënave personale të mbi 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë.

Imeraj deklaroi se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji.

Drejtuesja e Prokurorisë tha se hetimet për skandalin të dhënave personale janë intensive dhe se në fund të procesit do të kemi autorët përgjegjës.

“Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, deklaroi ajo.

Imeraj theksoi se për këtë çështje do të ketë një konferencë tjetër me zbulimin e autorëve.

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale tha se “ne jemi përfshirë në grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhe jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Është një grup i posaçëm hetimor që po merret me këtë çështje”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...