13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Kush ishte 35-vjecari që u vra sot në Peqin, i vëllai i viktimës në burg

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin, ku ka mbetur i vrarë një 35-vjeçar.

35-vjeçari Albi Bashalliu është gjetur i vrarë në rrugë, ndërkohë që policia ka ngritur disa postoblloqe për krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e autorit/ autorëve të vrasjes.

Burime bëjnë me dije se vëllai i viktimës së sotme, është arrestuar për një vrasje të ndodhur në verën që lamë pas (muajin qershor) po në Peqin.

Leonard Bashalliu vrau me armë zjarri shtetasin Ylber Xhahysa, në ambientet e një lokali.

Burime thanë asokohe për Faxweb.al, se ngjarja e ka pasur zanafillën 5 vite më parë, ku viktima i kishte gërvishur mjetin autorit, dhe kjo është bërë shkak që konflikti të përsëritet. (Lexo lajmin këtu)

Mësohet se Leonard Bashalliu ishte një person problematik, dhe vazhdimisht pretendonte se ishte ”i forti” i fshatit, duke nxitur përplasje me banorët e tjerë të zonës.

Paraprakisht dyshohet se edhe vrasja e sotme ka ndodhur për motive hakmarrje, dhe kjo është një nga pistat ku është duke hetuar policia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT