17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Zyrtarët amerikanë përgjysmojnë kohën se sa duhet të izolohen personat e infektuar me Covid, por pa simptoma”

Zyrtarët amerikanë përgjysmuan kohën që personat e infektuar me Covid, por pa simptoma, duhet të izolohen, nga 10 ditë, në 5 ditë.

Sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ndryshimi përputhet me të dhënat e reja se personat me Covid e transmetojnë më së shumti virusin dy ditë para shfaqjes së simptomave, dhe tre ditë pas tyre. Udhëzimet e reja dalin në një kohë që janë shtuar së tepërmi rastet me Covid si rezultat i variantit të ri Omicron.

Studimet e para tregojnë se Omicron shkakton sëmundje më të lehtë se variantet e mëparshme, por numri i madh i të infektuarve të rinj, që duhet të vetë-izolohen, rrezikon të mbyllë spitalet, linjat ajrore, ose bizneset e tjera.

Sipas CDC-së, Shtetet e Bashkuara pritet të kenë një numër të lartë rastesh me Omicron. Por “rastet nuk pritet të jenë të rënda dhe shumë prej të infektuarve mund të mos kenë fare simptoma”, thotë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky.

Ndryshimi i udhëzimeve është për personat pa simptoma. Ata që kanë simptoma gjatë vetë-izolimit, duhet të vazhdojnë të qendrojnë në shtëpi.

Sipas udhëzimeve, pas izolimit 5 ditor, nëse simptomat janë zhdukur, personi i infektuar mund të rikthehet në aktivitetet normale, por duhet të mbajë maskë edhe për 5 ditë të tjera. Nëse pas 5 ditësh izolimi, simptomat vazhdojnë, duhet të qëndroni në shtëpi derisa të jeni pa simptoma.

Udhëzimet e reja kanë shkaktuar konfuzion pasi ato po ndodhin kur janë shtuar rastet e personave që testojnë pozitivë për herë të parë dhe ata duan të dinë se çfarë të bëjnë, thotë Lindsay Ëiley, eksperte e shëndetit publik./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...