17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Certifikata e integruar me sistemin europian/ ISHP: “Edhe qytetarët shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania”

Instituti i Shëndetit Publik në një njoftim zyrtar bën me dije se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri do të përfitojnë automatikisht çertifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.

Evidentimi i çertifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas.

Çertifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian.

Njoftimi

Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht çertifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i çertifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas.

Instituti i Shëndetit Publik informon se nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i çertifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.

Çertifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin çertifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit.

Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...