17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Berisha sulmon Bashën nga Vlora:‘E çoi partinë nga disfata në disfatë’

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm sot në Vlorë, për të përkujtuar ditën e themelimit të PD-së në këtë qytet. Berisha tha se Vlora ka treguar rezistencë ndaj regjimit dhe mbështetje ndaj PD-së në gjithë këto vite të pluralizmit politik.

Berisha sulmoi Lulzim Bashën, i cili tha se ka tradhëtuar të gjithë mbështetësit e PD-së dhe nga dita e parë pas 25 prillit ka menduar vetëm për karrigen e tij.

“Ndihem i emocionuar sot në këtë datë të shënuar për Vlorën, por edhe oër denmokracinë shqiptare, ne nderojmë sot themelimin e degës së PD nga një grup intelektualësh, njerëz të të gjitha komuniteteve e krahinave të Vlorës, të bashkuar nga atdhedashuria.

Në historinë e saj PD ka pasur te dega e PD në Vlorë momente kritike të saj, është një degë shpëtimtare, janë të pashlyera në memorien time të gjitha këto qëndresa. Vlora mbeti bastion i PD-së dhe demokracisë shqiptare.

Është rasti të shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë mbështetësve tanë, që dhanë gjithçka për fitoren e PD-së, por u lanë sistematikisht të tradhëtuar, nga njeriu që do të hyjë në histori si politikani më i papërgjegjshëm ndaj forcës së tij politike.

Ne duhet të jemi shumë krenar, forcat politike si e jona në vendet ish-komuniste janë arkivuar në histori, mirëpo ne mbijetuam. PD pati fatin e keq që të kishte në krye një njeri që e çoi partinë nga disfata në disfatë. 620 mijë njerëz na besuan, por ishin pa një kokë në drejtim. Vetëm 19% e tyre kishin besim te ai kryetar, jo pa të drejtë, pasi ai nuk e meriton besimin tuaj.

Në vend që të ftonte mbështetësit që të mbushnin sheshet, që të mos pranohej rezultati i zgjedhjeve, u mor me manipulimin e votave për zgjedhjen e tij, për të mbajtur karrigen”, u shpreh Berisha përpara mbështetësve në Vlorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...