17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Demokrati në Vlorë thur poezi ndaj Berishës:” I ngjani Ismail Qemalit, ju duhet te rikthheni”

Ish kryeministri, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur para demorkatëve të Vlorës me rastin e 31 vjetorit të krijimit të PD në këtë qark, tha se ky ishte një prej viteve më të errëta përt shqiptarët. Më tej ai shtoi se tashmë PD ishte ringritur dhe se shihej si një parti shprese nga të gjithë qytretarët shqiptarë.

Fundin e 2021, Berisha e konsideroi si periudhë me zhvillime të cilat kishin sjellë shpresë tek qytetarët dhe uroi që të vazhdohej edhe më tej në të njëjtën mënyrë.

Berisha: Ne u mblodhëm në foltoret tona anekënd Shqipërisë, në një bisedë të sinqertë kundër të gjitha presioneve dhe firmosëm për thirrjen e kuvendit tonë. Sepse ata që drejtonin I kapi një frikë dhe një tmerr nga ju, nuk pranonin forumet dhe anëtarësinë. Gjithsesi ne mblodhëm Kuvendin e 11 dhjetorit, mrekullinë e pluralizmit politik shqiptar. Pas këtij Kuvendi ne mahnitëm shqiptarët por edhe demokratrët dhe konsumatorët në mbarë botën. Ju ushtruat lirshëm të drejtën e votës dhe I prêtë biletën njeriut që do mbetet në historinë politike të vendit njeriut që do njihet me nofkën “Lulzim Brava”. Ne mbyllëm vitin kur dukej se do të mbyllej në një mënyrë të tmerrshme për shqiptarët, kur përjetonin një varfëri të skajshme, ku papunësia ka mbuluar vendin. Por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për ne sepse e mbyllëm vitin me një opozitë të vërtetë që ngjall shpresë dhe besim tek qytetarët.

Ishin vite terrori policesk për qytetarët shqiptarë dhe vetëm për fatura energjie u burgosën 38 mijë shqiptarë, dhe opozita heshti si fija e barit. Këtë vit e mbyllim me avokate të fuqishme sic është PD, me një forcë politike të vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin. Këto janë premise që viti i ardhshëm të jetë vit mrekullie për demorkatët dhe shqiptarët kudo që janë. Ju uroj juve, demorkatëve të Vlorës dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë: Gëzuar vitin e ri 2022, të jetë një vit shprese, gëzimi dhe mbarësie për të gjithë shqiptarët.

Në fund, Berishës i’u dhurua një libër nga një prej demokratëve të Vlorës, ku ky i fundit e konsideroi ish kryeministrin me Ismail Qemalin duke i thënë se duhet të rikthehej.

Demokrati: Unë ju dhuroj librin e “Rikthimit të Ismail Qemalit” sepse ngjan me ju, edhe ju duhet të riktheheni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...