17.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

“Kush do që të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist”/ Rama: ‘Sëmundja që i ka zënë demokratët nuk është problem i qeverisë’

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Bubq në kuadër të procesit të rindërtimit, ku banorëve u janë dorëzuar shtëpitë e reja të banimit.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe njëherë “thumbat” për Bashën, duke u thënë banorëve se kushdo që do të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist.

“Vetëm duke pasur parasysh zhvillimet e kohës së fundit. Kujdes bravat! Ruajuni nga ndërrimi I bravave, nga bllokimi i bravave, nga çelësat anglez quhet në gjuhën teknike, por ka edhe një term në gjuhën shqipe por s’jam duke e thënë, çelës si ai që të ngelet në derë, kujdes nga këto. Nuk janë pjesa jonë, e di që këtu në Bubq ka shumë demokrat. Ju uroj shumë shëndet! Ky nuk është një program për socialistët, ky është një program për shqiptarët. Për mua shqiptarët janë njësoj kur është fjala për t’u gjetur pranë në një moment fatkeqësie, për t’u dhënë të gjitha shërbimet.

Njësoj si demokratët dhe socialistët marrin sot shtëpinë që u takon.  Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta, si për socialistët, si për demokratët. Kjo sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është çështje e qeverisë as e socialistëve. Kush do që të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist edhe është në rregull. Por ne prapë do qëndrojmë pranë dhe jam i bindur që komshijtë socialist do ndihmojnë zhbllokimin e bravave të komshijve demokratë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stresi largohet nga rrjetet sociale, fshin fotografitë dhe ndjekësit: “Nuk është një lamtumirë”

0
Rap-artisti Stresi ka surprizuar ndjekësit me një vendim të papritur, duke njoftuar se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale. Artisti nuk ka...

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...