27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Kush do që të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist”/ Rama: ‘Sëmundja që i ka zënë demokratët nuk është problem i qeverisë’

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Bubq në kuadër të procesit të rindërtimit, ku banorëve u janë dorëzuar shtëpitë e reja të banimit.

Kreu i qeverisë nuk i kurseu edhe njëherë “thumbat” për Bashën, duke u thënë banorëve se kushdo që do të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist.

Vetëm duke pasur parasysh zhvillimet e kohës së fundit. Kujdes bravat! Ruajuni nga ndërrimi I bravave, nga bllokimi i bravave, nga çelësat anglez quhet në gjuhën teknike, por ka edhe një term në gjuhën shqipe por s’jam duke e thënë, çelës si ai që të ngelet në derë, kujdes nga këto. Nuk janë pjesa jonë, e di që këtu në Bubq ka shumë demokrat. Ju uroj shumë shëndet! Ky nuk është një program për socialistët, ky është një program për shqiptarët. Për mua shqiptarët janë njësoj kur është fjala për t’u gjetur pranë në një moment fatkeqësie, për t’u dhënë të gjitha shërbimet.

Njësoj si demokratët dhe socialistët marrin sot shtëpinë që u takon.  Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta, si për socialistët, si për demokratët. Kjo sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është çështje e qeverisë as e socialistëve. Kush do që të mos ketë probleme me bravat mjafton të bëhet socialist edhe është në rregull. Por ne prapë do qëndrojmë pranë dhe jam i bindur që komshijtë socialist do ndihmojnë zhbllokimin e bravave të komshijve demokratë”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...