20.3 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Pakënaqësitë e festivalit /Stefi Prifti sulmon jurinë e Festivalit: Çfarë degradimi teksti i këngës fituese

Ka zgjatur vetëm 1 ditë heshtja e artistëve pas përfundimit të Festivalit të 60-të të RTSH-së, ku fituese u zgjodh Ronela Hajati me këngën e titulluar “Sekret”.

Stefi Prifti, i cili mori pjesë në këtë festival së bashku me vëllanë e tij Endrin, në një postim në rrjetet sociale ka sulmuar ashpër jurinë e këtij festivali, e cila përbëhej nga Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.

Ai ka publikuar tekstin e këngës fituese, teksa thotë se ky është një degradim që i bëhet muzikës shqiptare, ndërkohë që kritikat bien edhe mbi drejtuesin artistik të këtij festivali, Elton Dedën, edhe pse vëllezërit Prifti fituan çmimin “Ferdinand Deda”, pikërisht të babait të Eltonit.

Kujtojmë se Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës (Eurovision), pikërisht me këngën që fitoi Festivalin e RTSH-së.

Postimi i Stefi Priftit:

Cfarë degradimi…

Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.

Jepni mendimin tuaj. #shperndaje

Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon

Edhe sot un po du me ta thon

Edhe një, edhe dy

Një, dy, tre, ta marrsha

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

Ma ke bo jetën si lojna, avion

Ma ka lon, ma ka lon

Nuk di nji tjetër, se pishmon

Ma ka lon, ma ka lon…

Sa mire qe e lexuam kete tekst kaq te bukur..!

Bravo juria e festivalit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...