17.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator. Një 43-vjeçar nga fshati Akërni, me inicialet F. Y., i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë.

70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë të vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit të ngjarjes, Policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë materiale sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y. është shpallur në kërkim, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.

Sipas burimeve policore, i dyshuari dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...