31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ndalohet në Dubai ‘Kel Kiçi’,akuzohet për 3 vrasje të ndodhura në Elbasan

Është ndaluar në Dubai dhe më pas liruar sërish, nga autoritet e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mikael Qosja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën “Keli i Kicit”.

Qosja është njeriu që prokuroria e Elbasanit, e akuzon si pjesëmarës në ekzekutimin e trefishtë të Enea Alibej, Albert Dylgjerit dhe turkut, Erdal Duranay ngjarje kjo e ndodhur në 29 dhjetor 2018 në Elbasan.

Mësohet se komunikimi i urdhërit të arrestit, Mikael Qoses, i është bërë pak kohë më parë nga policia e Dubait. Por sërisht e njëjta polici ka urdhëruar lirimin e tij, duke i bllokuar vetëm pasaportën. Mikael Qosja, e ka të ndaluar të dalë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe njëherësh nuk mund të ekstradohet në Shqipëri, deri në fazën e dënimit ose jo të tij, nga drejtësia Shqiptare.

Qosja rezulton të jetë person i skeduar nga policia e Elbasanit, për shpërndarje të heroinës dhe kokainës, në këtë qytet, ndërkohë në vitin 2013 është arrestuar dhe më pas shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mikael Qosja, për shkak të problemeve me drejtësinë ka ndryshuar dy herë mbiemrin në (Kamani) dhe (Stefo).

Ndërkohë nga të dhënat e mbledhura nga policia e Elbasanit, rezulton se është anëtar i një grupi kriminal, grup ky që drejtohet nga dy vëllezër, rezidentë në Dubai.

Pikërisht konfliktet e këtij grupi me fraksionin tjetër kriminal që drejtohej nga Enea Alibej (Tarzani) për shkak të dyshimeve të vjedhjes në Angli të 50 kg kokainë, kanë sjellë dhe vrasjen e trefishtë në kryqëzimin e Bradasheshit në fundvitin e 2018.

Për këtë ngjarje është identifikuar dhe shpallur në kërkim, Mikael Qosja, i cili mësohet të jetë zbuluar nga bashkëpunimi që ka bërë me policinë, vëllai i Eneas, Erjon Alibej, i cili momentalisht ndodhet në burg si njeriu i dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Por problemet me drejtësinë shqiptare, për Mikael Qosjën, kanë nisur qysh prej vitit 2008, kur së bashku me mikun e tij Emiljano Ramazanin (Ili), kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike. Mikael Qosja, njihet ndryshe në Elbasan dhe si “Kel Kamani” apo si “Keli i Kicit”.

Ai është dënuar fillimisht me 8 muaj burgim për “Moskallëzim krimi” dhe më pas ka marrë pafajësi. Ndërkohë një dënim tjetër me 1.2 milion lekë të vjetra, gjykata e Elbasanit ka dhënë për Mikael Qosjan, pasi ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Dënimin e fundit, Mikael Qosja, e ka pasur në vitin 2019, pasi gjykata e Elbasanit e ka dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë, për shkak se ka goditur me grushte një punonjës të policisë rrugore në Elbasan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...

Mbi 31 mijë vota preferenciale! Edona Llalloshi drejt mandatit të ri në Kuvendin e...

0
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, pritet të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare...