18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Maqedonia e Veriut nga 1 janari, rrit çmimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari do të marrin fatura më të larta të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore.

Komisioni Rregullator për Energjetikë të premten ka vendosur rritjen e çmimit të ngrohjes për 14 për qind ndërsa të enjten energjinë elektrike e shtrenjtoi për rreth 10 për qind.

Një familje që ka paguar rreth 3.000 denarë në muaj (50 euro), rritje të çmimin do të ketë për 300 denarë apo 5 euro në muaj. Fatura më të larta qytetarët do të marrin për ngrohjen qendrore.

Rritjen e çmimit, komisioni Rregullator e ka arsyetuar me krizën energjetike dhe pamundësinë e kompanive për të mbuluar humbjet.

Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përfshinë edhe heqjen e tarifës së lirë ditore, nga ora 14 deri në orën 16. Komisioni ka bërë të ditur se ky vendim do të kursehet rreth 100 mijë euro energji elektrike në bazë ditore.

Maqedonia e Veriut nuk ka aplikuar kufizime të energjisë elektrike dhe drejtuesit e institucioneve ka siguruar qytetarët se furnizimi do të jetë I pandërprerë ndërsa edhe rritje të reja të çmimeve nuk do të ketë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka kritikuar qeverinë për këto vendime, të cilat sipas VMRO DPMNE-së do të rëndojnë mbi gjendjen ekonomike të qytetarëve.

“Zaevizmi vazhdon të cenojë standardin e jetesës së qytetarëve. Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike me mbi 15%, regjimi bënë edhe një rritje të re të çmimit. Në kushtet kur qytetarët me zor ia dalin me bukën e gojës, kur çmimet e produkteve janë ngritur deri në qiell, vendimi i ri për shtrenjtimin e ngrohjes dhe të energjisë çdo të godasë edhe më shumë standardin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...