13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Plagosi vajzën brenda dhomës së hotelit në Durrës, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit, policia e shpall në kërkim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur brenda dhomës në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia e Durrësit bën me dije se Fatbardh Doda ka qëlluar me pistoletë një vajzë 23-vjeçare në ambientet e një hoteli dhe më pas është arratisur. Vajza e re ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit 32-vjeçar.

Njoftimi i policisë Durrës:
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Iran/ Ekzekutohet 21-vjeçari i arrestuar në protesta, OKB raporton rritje të dënimeve me vdekje

0
Gjyqësori iranian ka konfirmuar ekzekutimin e një të ndaluari tjetër të arrestuar gjatë protestave të fundit, në një kohë kur raportohen tensione të larta...

“Do t’i dhuroj për qentë endacakë”/ Pensionisti fiton 92 mijë euro dhe i dedikon...

0
Një histori e veçantë vjen nga Castagnole Monferrato, ku një pensionist ka vendosur të dhurojë fitimet e tij për një kauzë humane. Bëhet fjalë për...

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...