16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ka vetëm 3 ditë që ka nisur 2022 dhe numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë

Viti i ri 2022 nisi në vendin tonë me 10 aksidente gjatë tre ditëve të para.

Sipas burimeve zyrtare si pasojë e këtyra aksidenteve janë plagosur 14 persona, mes tyre edhe një vajzë vetëm 5 vjeç, ndërsa viktimë mbeti një person.

Në ditët e para të vitit nuk kishte ngjarje të rëndë, mirëpo nga dita në ditë aksidentet kanë pasur njëra- tjetrën, derisa sot në orën 11:00, ndodhi aksidenti me viktimën e parë të vitit.

Data 1 janar 2022.

Në Elbasan. Në mesditë një makinë përplasi 15-vjeçarin. I mituri nuk mori lëndime të shumta nga përplasja, duke mos iu rrezikuar jeta.

Data 2 Janar 2022.

Në Lezhë. Në fshatin Rrile një automjet përfundoi në kanal pasi tentoi parakalimin e një tjetër makine.

Në Fushë-Krujë. Aksident i trefishtë ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë duke lënë të dëmtuar një prej pasagjereve e cila që ndodhej në automjetin që drejtonte personi me inicialet P. GJ.

Në Lushnje. Në kryqëzimin e Savrës mbetën të lënduar tre persona, pas përplasjes së dy makinave.

Në Vlorë. Në aksin Vlorë-Fier, pranë mbikalimit të Novoselës një mjet i llojit “Mercedez Benz” ka ecur mbrapsht dhe është përplasur nga një tjetër makinë. Një mjet i tretë ka devijuar për të shmangur përplasjen me dy makinat e aksidentuara dhe ka përfunduar jashtë rruge. E plagosur mbeti një grua.

Data 3 Janar 2022.

Në Sarandë. Një 40-vjeçar humbi kontrollin e makinës e për pasojë dali nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e tij, 37-vjeçarja dhe vajza e tyre vetëm 5 vjeçe.

Në Durrës. Në lagjen Nr.13, dy persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së automjeteve. Të lënduarit janë dërguar në spital aty ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dy aksidente në Bulqizë. Në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Pishat” një makina tip “ Fuoristradë” dhe një tjetër tip “Suzuki” kanë dalë nga rruga.

Në Dibër. Një person ndërroi jetë pas aksidentit të ndodhur në Peshkopi-Maqellarë ditën e sotme. Në orën 11:30, doli nga rruga mjeti tip ‘Volksëagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën personi me inicialet E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe pasagjerët që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...