11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Franca ashpërson masat për të pavaksinuarit ndaj Covid-19

Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në të gjithë Francën ka bërë që qeveria të ulë kohën e izolimit për njerëzit e vaksinuar dhe të marrë masa më të ashpra për të pavaksinuarit në vendet publike.

Franca raportoi 219,126 infeksione të reja dhe u bë vendi i gjashtë në botë që ka tejkaluar 10 milionë raste totale të regjistruara me Covid-19.

Ndryshimi i rregullit thotë se kontakteve me rastet pozitive nuk do t’u kërkohet të izolohen për sa kohë që ata janë plotësisht të vaksinuar, por ata do të duhet të testohen rregullisht.

Rregullat e reja hyjnë në fuqi të hënën, kur ligjvënësit francezë do të shqyrtojnë gjithashtu një projekt-ligj që do të kufizojë aksesin e të pavaksinuarve në restorante, bare dhe vende të tjera publike.

Që nga korriku, një numër vendesh dhe institucionesh publike kanë kërkuar një leje shëndetësore për hyrje ose prova të vaksinimit të plotë, të një testi negativ ose prova të shërimit nga virusi.

Projektligji synon të zëvendësojë lejen shëndetësore me një leje vaksine, që do të thotë se të pavaksinuarve nuk do t’i mjaftojë një test negativ për të hyrë në mjedise publike. Leja e vaksinës nuk do të kërkohet vetëm në vendin e punës ose në kujdesin thelbësor shëndetësor të shërbimeve sociale.

Nëse miratohen, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 15 janar.

Véran theksoi rëndësinë e vaksinimit ndërsa shprehu shpresën se vala e pestë e Francës “mund të jetë e fundit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...