26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Revolta kundër Bashës nis në Kukës, demokratët festojnë 31 vjetorin e themelimit të PD-së

Si sot 31 vite më parë është themeluar dega e Partisë Demokratike në Kukës. 5 janari është dhe afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i Sali Berishës, i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë nga zyra.

4 ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha, grupi i rithemelimit po zhvillon takim festiv me anëtarë e simpatizantë në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”.

Në këtë jubile morën pjesë themelues, anëtarë, drejtues ndër vite të kësaj dege. Ndërkohë gjatë fjalës së rastit, të gjithë bashkëfolësit kërkuan bashkimin e PD-së dhe largimin nga selia qendrore të Lulzim Bashës ose në të kundërt më 8 janar do të dale me dhunë nga protestuesit.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike në Kukës, Flamur Hoxha nuk ishte pjesë e foltores që Berisha mbajti në Kukës para më shumë se një muaji, ndërkohë që i kishte sqaruar të gjithë me një mesazh të gjatë në rrjetet e tij sociale, ku thoshte se në fund do të mbështeste demokratët dhe vendimin që ata do të marrin.

Por ditën e djeshme, ai lajmëroi takim me demokratët në një tjetër ambient nga ai i Pallatit të Kulturës duke nënkuptuar kështu dhe qëndrimin e tij kundër Berishës.

“Miq e demokratë kuksianë! 5 janari i themelimit të degës së Partisë Demokratike Kukës është ditë e shenjtë. Të mblidhemi bashkë, të kujtojmë e të nderojmë atë që nënshkruan të parët në PD. Kështu nderojmë veten dhe të ardhmen tonë”-shkruan Hoxha në postimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...