12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Rama për skandalin e pagave:Kemi nisur letra për bizneset me pasaktësi deklarimesh, kanë afat deri më 20 janar

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku ndër të tjera ka folur për skandalin me rrjedhjen e informacionit sa i takon rrogave të mbi 600 mijë shqiptarëve.

Rama, si në shumë raste të tjera, e ktheu situatën në favorin e tij dhe paralajmëroi se do të ketë ndëshkime për kompanitë që nuk deklarojnë pagat e rregullta të punonjësve.

Kryeministri i dha afat kompanive deri në 20 janar që të rregullojnë deklarimet për punonjësit, duke shtuar se bizneseve që kanë mossaktësi në deklarim i janë dërguar letra.

Edi Rama

Uroj që viti sapo ka nisur të jetë i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për vendin e kombin tonë. Lajmi i mirë është se tanimë duke filluar nga fundi i këtij muaji pagat deri në 400 mijë lekë të vjetëra nuk kanë tatim. Deri në 500 mijë kanë -50% tatim. Pagat +1.5 milionë deri në 2.5 milionë kanë ulje të konsiderueshme., duke krijuar një lehtësim për të punësuarit. Ndërkohë, kemi pagë minimale tanimë 320 mijë lekë të vjetëra.

I rikthehemi daljes së të dhenave. Nuk flas për sistemin e IT-së, sepse ajo është nën hetim dhe shpresoj të ketë së shpejti rezultate domethënëse, por flas për sistemin e pagave. Dalja e këtyre të dhënave ka ndihmuar tyë kemi qartësi. I është drejtuar një letër të gjithë atyre që në deklarimin e pagave rezultojnë të dyshuar për një pasaktësi që fsheh evazion dhe i është kërkuar që të ndërhyjnë për të rreulluar deklarimin deri në 20 janar kur deklarohen pagat e punonjësve. Mosdeklarimi i pagave përbën një shjkelje administrative. Një apel për të gjithë ata që kanë marrë këtë letër nga drejtoria e tatimeve, ne duam një klimë sa më të favorshme për biznesin. Por jo një klimë ku goditen pagat e punonjësve dhe skema e pensioneve. Nëse deklarohet një pjesë e pagave dhe pjesa tjetër jepet në dorë kemi të bëjmë me një grabitje. Kemi dhe temën e dhenies së pagave ashtu sicc deklarohen. Ka raste abuzive me pagën minimale. Edhe këtu ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme , duke shkuar deri në sanksione për abuzuesit me pagat e punonjësve. Këtë vit duam të vendosim një nivel të ri komunikimi me njëri-tjetrin. Duam ta dëgjojmë njeri-tjetrin më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT