11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vjedhje ‘spektakolare’ e miliona lekëve, i riu fut të dashurën në aksion, hipën në furgon me të

Një çift të rinjsh janë bërë pjesë e një vjedhje spektakolare, që është zbardhur nga Policia edhe pse ata nuk janë vënë ende në pranga.

Një 36-vjeçar, pasi e dinte që kushërira e tij po udhëtonte me një valixhe me para dhe flori nga Peshkopia drejt Tiranës, ka organizuar vjedhjen.

Ai ka udhëzuar të dashurën e tij, që të hipte në furgonin e linjës Peshkopi-Tiranë, dhe të merrte valixhen e kushërirës së tij, me pretendimin se ishte e saja.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish floriri.

Shpallen në kërkim dy autorët e vjedhjes. Sekuestrohen 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve: – L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.

Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...