11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Gjendet “BMW-ja” e përdorur nga autorët e atentatit ndaj Vincens Pirolit

Policia e Shkodrës ka gjetur automjetin e dyshuar që është përdorur nga autorët e atentatit ndaj Vincens Pirolit, 34-vjeçarit që u plagos në rrethana të mistershme të hënën.

Automjeti tha një burim, është tip “BMW X5”, në gjendje të rregullt dhe të padëmtuar. Ajo është marrë nga ekspertët e Drejtorisë Vendore të Shkodrës për analizim, pasi ka indicie për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve të autorëve.

I njëjti burim pohoi se grupi i hetimit është optimist për zbardhjen e ngjarjes, pasi automjeti në fjalë mund të përbëjë një provë të fortë në duart e tyre.

Nuk përjashtohet pista që atentati ndaj të riut të jetë planifikuar në shtetin fqinj të Malit të Zi, për shkak se Piroli dhe miku i tij Dorian Lala u akuzuan për vrasjen e Momçillo Gjurishic, ngjarje për të cilën u shpall në kërkim ndërkombëtar. Për këtë autoritetet shqiptare janë në konunikim me ato malazeze rreth provave dhe msterialeve të grumbulluara deri më tani për ngjarjen, gjë që pritet ti ndihmojnë për zbardhjen e saj

34-vjeçari nga Zheji i Kurbinit që mori tre plumba nga të shtënat e një pistolete me silensiator, dhe kushëriri i tij Marjan Marku që e dërgoi në Spitalin e Lezhës pas atentatit në Shkodër, janë njohur me masën e arrestit për dy vepra penale, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...