16.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Ndarja nga jeta e Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani, Arben Laze/ Meta: “Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të Klubit të Futbollit Elbasani Arben Laze.

Meta e cilëson një humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv.

Postimi i Presidentit Meta

Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.
Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT