26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Goldman Sachs” parashikon rritjen e vlerës së Bitcoin, ja deri ku mund të arrijë

Çmimi i Bitcoin ka pësuar ulje të ndjeshme në muajt e fundit, por një prej bankave më të mëdha në botë, “Goldman Sachs”, parashikon që vlera e kriptomonedhës do të rritet ndjeshëm në vitet që vijnë.

Çmimi për një Bitcoin ka rënë në 43 mijë dollarë, pasi arriti pikun në nëntor me 69 mijë dollarë. Por brenda pesë viteve të ardhshme, ky çmim mund të shkojë deri në 100 mijë dollarë, thuhet në një raport të bankës.

“Mendojnë se pjesa e tregut që do të zërë Bitcoin do të rritet ndjeshëm, pasi do të shndërrohet në një aset digjital”, tha Zach Pandl, drejtori i strategjisë për forex, normat e interesit dhe tregjet e reja në “Goldman Sachs”.

Madje ai parashikon në raport se Bitcoin do të fitojë terren edhe ndaj arit, sa i përket pjesës së tregut të aseteve ku njerëzit do të investojnë paratë e tyre.

Gjithsesi, ky mbetet një parashikim modest për vlerën e Bitcoin. Eskpertë të kriptovalutave kanë parashikuar se vlera e Bitcoin, si kriptomonedha më e fuqishme, mund të arrijë vlerën e disa miliona dollarëve. Nga ana tjetër, në mes të dhjetorit, zv.guvernatori i Bankës së Anglisë, Sir Jon Cunliffe, tha për BBC se shumë shpejt kriptomonedha mund të jetë fare e pavlerë dhe se njerëzit që investojnë në kriptovaluta të tilla duhet të “jenë gati për të humbur gjithçka”.

Sipas të dhënave të “Blockchain.com”, një prej faqeve më të njohura që merret me tregtimin e kriptomonedhave, deri në dhjetor 2021, ishin zbuluar 90% e sasisë së Bitcoin. Në total, mendohet që do të ketë vetëm 21 milionë kriptomonedha të tilla, dhe më pas procesi i njohur si “mining” do të përfundojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...