30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Manastirliu: “80% e punonjësve të administratës janë të vaksinuar, do ta vazhdojmë këtë inspektim me të gjithë institucionet e tjera”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga pika e vaksinimit në Stadiumin ‘Air Albania’, deklaroi se nga inspektimet e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, deri tani rezulton se rreth 80% e punonjësve të administratës janë të vaksinuar ndaj COVID-19.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në kuadër edhe të vendimit të Komitetit që në datë 4 të gjithë punonjësit e administratës publike, të shërbimeve duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin; ka bërë një verifikim në më shumë se 500 institucione shtetërore, deri më tani rreth 80% e punonjësve rezultojnë të vaksinuar.

Ne do ta vazhdojmë këtë inspektim padyshim, me të gjithë institucionet e tjera.

Ndërkohë që gjithashtu edhe në supermarket apo në qendra tregtare ka vijuar inspektimi nga strukturat tona të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe rezultojnë rreth 70% deri më sot, deri me këto inspektime të kryera dhe janë rreth 120 struktura supermarketesh apo qendrash tregtare dhe struktura shërbimesh në tërësi që janë inspektuar në këto ditë pas daljes së vendimit. ”, deklaroi Manastirliu.

Manastirliu nënvizoi se të gjithë strukturat spitalore janë në gatishmëri të plotë për çdo skenar që mund të krijohet nga rritja e rasteve të qytetarëve të infektuar me COVID19.

“Ajo çfarë po bëjmë, është që jemi tashmë në gadishmëri pasi rritja e numrit të rasteve sidomos në ditët e fundit ka vendosur në një gatishëmri të shtuar gjithashtu edhe spitalet tona. Aktualisht nuk kemi nje numër të shtuar të të shtruarve në spitale, por sigurisht kemi gjithë gatishmërinë në territor edhe në spitalet rajonale, por edhe në spitalet Covid 1, Covid 3 dhe Covid 4, të gatshëm nëse do të kemi një rritje të fluksit të rasteve me COVID.

Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke ndjekur në vazhdimësi situatën, duke e ndjekur në dinamikë atë, duke vlerësuar të gjithë indikatorët epidemiologjikë. Duke vlerësuar sigurisht edhe masat aktuale. Ndaj apeli është zbatimi i masave të cilat janë në fuqi dhe sigurisht më pas duke vlerësuar në mënyrë dinamike situatën epidemiologjike do të rivlerësojmë padyshim nëse do të ketë nevojë edhe masat aktuale që kemi”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...

I maskuar dhe me kallashnikov hyri për të grabitur një banesë! Arrestohet 21-vjeçari, në...

0
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit në kuadër të dy operacioneve të koduara “Rada” dhe “Bashkëpunëtori”, të zhvilluara për zbardhjen...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Kinë! Shkencëtarët identifikojnë djathin më të vjetër në botë, i...

0
Një zbulim i rrallë arkeologjik në Kina ka hedhur dritë mbi historinë e hershme të produkteve të qumështit dhe evolucionin e mikroorganizmave, pasi studiuesit...

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...