21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Nis ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas-Qafë Kashar/ Devijohet trafiku, ja si do ndryshojë lëvizja e automjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke nisur nga data 10 janar, ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas).

Punimet parashikohet të realizohen për një periudhë 30 ditore. Por ARRSH thekson se nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.

NJOFTIMI I PLOTE

Në datën 10.01.2022, ora 05:00 do të fillojë ndërhyrja për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas), punimet do të ndiqen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit.

Punimet e planifikuara kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe konsistojnë në:

– Skarifikimin e shtresave egzistuese asfaltike dhe realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë.

– Rifreskimin e sinjalistikës rrugore dhe masave të sigurisë rrugore përgjatë të gjithë segmentit rrugor Kryqëzim Rinas–Rinas-Qafë Kashar. Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut të punimeve të miratuar, i cili do të zgjasë për një periudhë 30 ditore kjo edhe në varësi të kushteve atmosferike. Nëse do të jetë mot i papërshtatshëm, me reshje shiu, grafiku do të shtyhet me përmirësimin e motit.
Kryerja e punimeve do të bëhet përgjatë gjithë ditës me orë të zgjatura dhe do të ndahet me 3 (tre) faza si më poshtë:

FAZA E PARË:

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 7-10 ditë.

opennews.al

•Dita e parë e punimeve do të jetë në Qafë Kashar dhe përfundimi në Universitetin Epoka, do të punohet në të dyja korsitë.

• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas në drejtim të aeroportit të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

Mjetet do të udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore. Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas do të jetë i aksesueshëm.

FAZA E DYTË:

opennews.al

Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 5-7 ditë.
• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.

• Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.

Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

Gjatë Fazës së parë dhe të dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).

FAZA E TRETE: RINAS AEROPORT -KRYQËZIM RINAS

opennews.al

Punimet në këtë segment do të vazhdojë për 7-10 ditë.

• Faza e tretë e punimeve do të jetë nga Rinas Aeroport-Kryqezim Rinas(Ahmetaq), ku do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Rinasit në drejtim të Vorës për në Hyrjen e Autostradës Tiranë–Durrës dhe do të përdorin segmentin Qafë Kashar–Rinas (aeroport).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes, orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimnit të miratuar dhe për të shmangur bllokimin e qarkullimit.

⚠️Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...