30.7 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës/ Baçi: “Basha nuk është Kryetar është deputet i PD, ose të bashkohet me ne, ose të ikë nga zyra”

Anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier janë nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga ish kryeministri Berisha.

Luan Baçi, kryetari i degës së PD-së në Fier deklaroi sot se kjo protestë do të jetë e qetë ndërkohë që është ftuar edhe Basha të jetë pjesë e saj.

Nga Fieri ai tha ftoi demokratët që t’i bashkëngjiten protestës së sotme. Ai ftoi Bashën që t’i bashkohet protestës dhe të vijojë puna me Komisionin e Rithemelimit.

Ky është grupi I dytë që po niset drejt Tiranës. Grupe – grupe po ikin pothuaj një masë e madhe, e konsiderueshme e anëtarësisë së PD së degës Fier po edhe të degëve të tjera sipas informacione që kam dhe jam koherent me ta. Do të ketë një pjesëmarrje të madhe përpara selisë së Partisë Demokratike. Do të doja t’i ftoja anëtarët e PD të degës së Fierit, Patosit, Mallakastrës, Lushnjës dhe Divjakës të vazhdojnë rrugën drejt Tiranës pa asnjë lloj problemi, pa u u frikësuar nga fjalët që nxjerrin herë pas herë në media për dhunë apo për veprime që dëmtojnë qytetarët.

Komisioni i Rithemelimit që u zgjidh në Kuvendin e 11 Dhjetorit do të fillojë punë sot dhe demokratët do ta shoqërojnë. Shoqërimi bëhet nga demokratët në ditën e parë të punës. Basha nuk është Kryetar, Basha është deputet i PD dhe si i tillë, ai sot ose duhet të bashkohet me ne, ose duhet të ikë nga zyra. Është shumë e thjeshtë situata dhe unë kam besim dhe shpresë se ai do të bëjë një nga këto të dyja. Në zyrë nuk do të rrijë.

Mendoj dhe shpresoj se zoti Basha sot do të reflektojë dhe madje unë kam bërë ftesë që të bashkohet aty me ne bashkë, me demokratët që do të vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe të vazhdojmë punën me Komisionin e Rithemelimit”, ka thënë Baçi.

I pyetur nga gazetarët se çfarë parashikohej të ndodhte nëse Lulzim Basha nuk dilte nga zyra, Baçi u shpreh qartë: “ Le të rrijë në zyrë bashkë me ne, s’ka problem fare” duke shtuar se Basha mund të bëhej pjesë madje edhe e Komisionit të  Rithemelimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...