29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Ne jemi për një lëvizje paqësore, Basha të hapë dyert, shtëpia është e demokratëve dhe jo e pengjeve”

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të tij duke shkuar në këmbë në seli e PD ku edhe ndodhën incidentet gjatë orëve të para të protestës.

Drejtuar kreut të PD Lulzim Basha, Berisha tha se e vetmja gjë që duhet të bëjë është të hapë dyert.

‘Nëse zoti Basha nuk do të ishte peng Basha, nuk do të mund të qëndronte katër herë humbës kryetar PD. Ne jemi për një lëvizje paqësore. I them Bashës të hapë dyert, ky është apeli, shtëpia është e demokratëve dhe jo e pengjeve.

Është thjesht një akt për të marrë peng zonjën Alibeaj që të votojë siç do Edi Rama. Është një akt që të votojë sipas oreksit të Edi Ramës. Unë kam negociuar me anëtarë të PD. Zoti Basha vazhdon në fantazinë e tij, nuk ka asnjë autoritet. Edhe njëherë kjo është një lëvizje thellësisht paqësore, incidentin nuk e kam parë, por unë jam kundër incidenteve. I kam apo jo mbështetësit unë  e kam faktuar, por një ish-kryetar i shkarkuar kërkon të quhet kryetar , por kjo nuk mund të ndodhë’, tha ai

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...