34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk pranon rregullat demokratikë”/ Kryedemokrati Basha: “Vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron”

Gazetarët janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të selisë së PD, ku edhe janë  transmetuar pamje nga shkatërrimi që i është bërë godinës.

Ka qenë kreu i PD Lulzim Basha ai i cili ka shoqëruar kamerat në zyra të ndryshme.

Më pas në një konferencë për shtyp Basha u shpreh se Berisha me organizatën e tij kriminale donin të nënshtronin selinë e PD.

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste.

Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...